Pas pesë orësh, forcat xheniere bënë shpërthimin e kontrolluar të bombës me celular, e cila ndodhej në mes të rrugës në lagjen “10 Korriku” në Vlorë. Pakoja u konstatua në orën 19. 00 të së dielës kurse, shpërthimi u bë pak para mesnate.
Policia ndërkohë kishte marrë të gjitha masat e sigurisë. Kishte larguar banorët dhe ndërpreu qarkullimin e mjeteve. Nuk ka ndonjë saktësim nga ana e policisë pse pakoja e tritolit ndodhej në atë vend, por dyshohet se ajo do i ishte vendosur një automjeti dhe ka rënë gjatë lëvizjes së tij në atë zonë./abcnews.al