Vlorë/ Aksioni kundër peshkatarëve të paligjshëm, bllokohen 17 varka

schedule09:37 - 3 Tetor, 2018

schedule 09:37 - 3 Tetor, 2018

 

17 varka janë bllokuar në Lagunën e Nartës gjatë aksionit kundër peshkatareve të paligjshëm, i cili ka vazhduar dhe gjatë natës.

Dy persona u shoqëruan në polici, ndërsa u kapën duke peshkuar në mënyre të paligjeshme.

Sipas Inspektoriatit të Peshkimit në Vlorë, janë 30 varka që nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm për këtë aktivitet.

Në mbështetje të këtij aksioni kanë qenë edhe punonjës të policisë së rendit në Vlorë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!