Reshjet intensive gjatë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Vlorës dhe kryesisht në lagjen Rilindja, Pavarësia dhe 1 Maji.
Në disa prej rrugëve kryesore të qytetit ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Ndërsa raportohet se është dëmtuar edhe nënstacioni elektrik në rrugën Transballkanike si pasojë e reshjeve të shiut.
Uji ka depërtuar edhe në katet e para të disa bizneseve, por ka dëme të vogla materiale. Kjo është hera e dytë që brenda pak ditësh përmbytet qyteti i Vlorës. /abcnews.al

