Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vlora prej 12 ditësh në “flakë”, aktivizohen sërish vatrat në Dukat, ndërhyhet nga ajri për shuarjen e zjarrit

schedule11:01 - 4 Gusht, 2021

schedule 11:01 - 4 Gusht, 2021

Vlora është përfshirë nga flakët prej 12 ditësh. Vatrat e zjarrit janë sërish aktive në malin e Dukatit mbi Pashaliman.

Ndërkohë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve është ndërhyrë sërish nga ajri.

Lexo edhe: Peleshi në Dukat: Rreziku nuk ka kaluar akoma, Forcat e Armatosura po punojnë për fikjen e zjarrit



Gjithashtu në terren ndodhen forca të ushtrisë, ndërsa situata paraqitet më e qetë krahasuar me ditët e kaluara.

Lexo edhe: Flakët përparojnë me shpejtësi, autoritetet zbresin helikopterin në Dukat

Situata ka vijuar të mbetet shqetësuese prej ditësh.Në këtë zonë ka ndërhyrë helikopteri i Forcave të Emergjencës Civile për të neutralizuar flakët.

Gjithashtu më herët kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka udhëzuar ushtrinë për të mbështetur shërbimet zjarrfikëse në shuarjen e flakëve./i.k/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!