Vllaznia shuan dyshimet, zyrtarizon transferimin e Esat Malës

schedule12:07 - 13 Gusht, 2022

schedule 12:07 - 13 Gusht, 2022

Vllaznia ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin Esat Mala, i cili vjet ishte pjesë e Partizanit në huazim nga turqit e Giresunspor.

Klubi shkodran, që synon titullin kampion këtë sezon, ka dalë me një komunikatë:

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton zyrtarizimin e akordit të arritur me lojtarin Esat Mala, i cili do të jetë pjesë e Vllaznisë në dy sezonet e ardhshme. Mirë se erdhe Esat Mala”.