Vllaznia rifillon përgatitjet, stërvitja drejtohet nga Osja dhe Lekiqi

schedule09:55 - 25 Maj, 2020

schedule 09:55 - 25 Maj, 2020

Vllaznia ka zbritur në fushë. Kuqeblutë kanë nisur stërvitjen pas marrëveshjes së arritur me Kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Stërvitja është drejtuar nga dy zëvendës trajnerët Ideal Lekiqi dhe Safet Osja, pasi trajneri Mirsad Jonuz, i cili ka mbërritur në Shkodër, ndodhet në karantinë.

Kapiteni Gilman Lika deklaron se është arritur akordi me kryetaren e Bashkisë dhe me rëndësi është të rikuperohet koha e humbur, ndërsa zëvendës trajneri Safet Osja thekson se dy muajt pushim kanë ndikuar negativisht.

Në stërvitje nuk kanë dalë akoma futbollistët nga Maqedonia e Veriut: Efremov, Adili dhe Hristov dhe Renato Malota. Pasdite do të ketë sërish stërvitje. Një ritëm i tillë do të vazhdojë deri ditën e mërkurë, ndërsa dita e enjte do të jetë pushim. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!