Vllaznia “josh” me miliona Bruno Telushin, konfirmohen bisedimet

schedule09:58 - 19 Qershor, 2021

schedule 09:58 - 19 Qershor, 2021

Bruno Telushi është pranë rikthimit në Superiore dhe më konkretisht te Vllaznia. Mesfushori ka dalë lojtar i lirë pas eksperiencës në Azerbajxhan te Neftchi, ku u shpall edhe kampion.

Tashmë raportohet se Vllaznia i ka bërë një ofertë mesfushorit, çka abcnews.al e konfirmon edhe nga zyrtarë të klubit shkodran. “Jemi në negociata”, thuhet shkurtimisht.

Newsport.al shkruan se ka marrëveshje mes Telushit dhe sponsorit Alban Xhaferi dhe me ato kushte që raportohen, 7-8 mijë euro në muaj, mesfushori nëse firmos me gjasa bëhet më i paguari në skuadrën shkodrane.

Telushi në Superiore ka luajtur me Flamurtarin dhe Partizanin, kurse verën e shkuar iu bashkua Kukësit dhe luajti vetëm në kupat e Europës, pasi oferta nga Azerbajxhani ishte mjaft e mirë dhe iu bashkua Neftchi. /abcnews.al