“Vllazni, jam me ju”, tifozi i kthehet keq Shpëtim Gjikës: Sa shpejt harrove!

schedule22:35 - 15 Janar, 2021

schedule 22:35 - 15 Janar, 2021

Shpëtim Gjika rikthehet të flasë për futboll, por jo për Flamurtarin. Vllaznia është skuadra që i ka tërhequr vëmendjen ish-kreut të Bashkisë Vlorë, që mbante edhe postin e presidentit në klubin vlonjat.

Kryesuesit e Superiores i japin atij kënaqësi me lojën që bëjnë dhe Gjika shkruan: “Bravo Vllaznia! Futboll sulmues dhe cilësor që të dhuron kënaqësi! Grup me djem që luajnë plot dëshirë dhe sakrificë! Trajner me mentalitet fitues i shkrirë me ambientin dhe drejtuesit!

Forca Vllaznia! Vllaznia kampion! Në mungesë të Flamurtarit, më keni bërë tifozin tuaj!”. Sigurisht miqtë e Gjikës në “Facebook” nuk e harrojnë vitin 2010, kur Vllaznia humbi në tavolinë kundër Skënderbeut përmes një makinacioni.

Ansi Nika u aktivizua pa qenë në protokoll dhe fitorja 3-2 e shkodranëve në fushë u zhvlerësua në Komisionin e Disiplinës. Kur ia kujtojnë atë rast, Gjika replikon: “E mbaj mend se e kam memorien,por gjithsesi ishin faktorë të tjerë (jo sportiv) në atë ndeshje”. / abcnews.al

 

Komentet