Vlahutin, Xhafaj e Gjonaj në Vlorë për pronat

schedule15:26 - 27 Mars, 2018

schedule 15:26 - 27 Mars, 2018

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për zgjidhjen e problemit me pronën private në vendin tonë. Nga Vlora ambasadorja e BE Romana Vlahutin deklaroi se BE do të angazhohet për të gjetur një zgjidhje të pershtatshme lidhur me çështjen e pronës private.

Pas reformës në drejtësi, çështja e pronës është reforma më e rëndësishme për Shqipërinë, tha ambasadorja e BE Romana Vlahutin pas takimeve me banorët në Vlorë.

“Prona private është një e drejtë themelore e njeriut, dhe për ne si Bashkim Europian është e panegociueshme. Mendoj që pas reformës në drejtësi kjo është reforma tjetër më e rëndësishme për shqiptarët”.

Për ambasadoren zgjidhja do të nisë me ish-pronarët që nuk mund të marrin tokën e tyre dhe pse e trashëgojnë prej 300 vjetësh.

“Ka një problem të jashtëzakonshëm me ish-pronarët të cilët për 27 vjet nuk regjistrojnë dot prona të cilat të afërmit e tyre i kanë pasur për 300 vjet. Dhe kjo është pika nga ku do të fillojmë”.

Kështu Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për zgjidhjen e problemit me pronën private në vendin tonë. Vlahutin e cila shoqërohej nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj nisi takimet për çështjen e pronës nga Vlora, si një nga zonat me më shumë procedime. Qeveria ka pezulluar përkohësisht regjistrimin e pronave në bregdet dhe reformës se tokës në tërësi, pas abuzimeve dhe grabitjes së mijëra ha tokë në bregdet. Të hënën Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj komunikoi gjatë një deklarate për mediat këtë masë të vendosur nga qeveria. Ajo sqaroi se VKM-ja nuk cënon pronarët e ligjshëm, por do kalojnë në sitë të gjithë titujt e lëshuar në zonat bregdetare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!