Vlahutin: Nuk ka kërkesë nga BE për kamp emigrantësh në Shqipëri

schedule17:07 - 25 Qershor, 2018

schedule 17:07 - 25 Qershor, 2018

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin ka ripërsëritur sërish se nuk ka një kërkesë nga unioni për ngritjen e kampeve për emigrantët në Shqipëri.

Shqiptarët duhet ta dinë një herë e mirë se kamp refugjatësh nuk do të ngrihet në Shqipëri. E ka thënë dhe e përsërit ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin

“Bashkimi Evropian nuk ka asnjë kusht për ngritjen e asnjë kampi refugjatësh. Kushtet tona kanë qenë vetëm për reformën në mënyrë që të përmirësohet jeta e qytetarëve”.

Nga veriu i Shqipërisë ambasadorja Vlahutin shprehet e sigurtë se vendi ynë e meriton çeljen e negociatave.

“Për komisionin e Bashkimit Evropian është hapur drita jeshile, meritoni çeljen e negociatave. Tani i takon vendeve anëtare me të drejtën e tyre të votimit”.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian i kërkon shqiptarëve të jenë të kënaqur me procesin e vettingut.

“Jemi të kënaqur me rrugën që po ndiqni dhe ecurinë, vetting tejet i rëndësishëm po ndjehet. Edhe ju duhet të jeni të kënaqur me këtë proces”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!