Vjosa, së shpejti zonë e mbrojtur

schedule16:30 - 18 Qershor, 2019

schedule 16:30 - 18 Qershor, 2019

Përmeti sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është kthyer në një nga polet e rëndësishme të turizimit. Nga ky qytet Klosi njoftoi gjithashtu shpalljen e Vjosës zonë të mbrojtur.

Shumë shpejt Vjosa do të shpallet zonë e mbrojtur. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e bëri të ditur ndërsa prezantoi projektin për monitorimin e ujërave të Vjosës dhe Drinos dhe evidentimin e problematikave mjedisore në Përmet dhe Gjirokastër.

“Në kuadër të zonave të mbrojtura ne po punojmë për ta shpallur zonën e sipërme të Vjosës ku përfshihet edhe zona ku po bëhet studimi në një zonë të mbrojtur. E bëjmë këtë pasi mendojmë se duke e shtrirë mbrojtjen nëpërmjet legjislacionit të zonave të mbrojtura ne mbrojmë shumë pasuritë natyrore dhe turistike që ka zona, arrijmë ta shndërrojmë dhe ta fusim atë në guidat e mbrojtura të burimeve natyrore dhe turistike”, tha Klosi.

Ndërkohë Klosi theksoi se qeveria po punon për zhvillimin e jugut nga pikëpamja turistike dhe Përmeti përbën një nga polet e turizmit shqiptar, ku janë fokusuar disa investime të rëndësishme./ABC News Albania 24/7