Vjosa Osmani takohet me zëvendëspresidentin amerikan në Paris

schedule11:38 - 11 Shkurt, 2025

schedule 11:38 - 11 Shkurt, 2025

Presidentja e Kosovës Vjosa Omani ka takuar zëvendëspresidentin amerikan JD Vance gjatë vizitës në Paris.

Ajo është takuar me të në darkën e shtruar nga homologu i saj francez Emmanuel Macron në pallatin Elysee, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.

“Me këtë rast, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët”, njoftoi presidenca në një njoftim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!