Në përvjetorin e revoltës studentore në Greqi, me mijëra të rinj të Partisë Socialiste marshuan në rrugët e Athinës, duke kërkuar rivendosjen e norms, që ndalon hyrjen e forcave të rendit në ambientet e universiteteve.
Studentët grekë marshuan në rrugët e Athinës, duke shpalus flamurin kombëtar të njollosur me gjak, i cili është ruajtur për 46 vjet nga të rinjtë e partisë socialiste. Kjo gjë ndodh cdo 17 nëntor, ditë kur automjetet e blinduara të policisë hynë në Politeknik për të shtypur me dhunë lëvizjen studentore, me urdhër të regjimit të kolonelëve. Atë ditë u vranë 24 studentë.
Pak para marshimit që nisi mbrëmjen e së dielës, u regjistruan përplasje të dhunshme në rrugët e kryeqytetit grek. Autoritetet arrestuan 28 persona, që sipas mediave vendase gjendeshin në catinë e një ndërtese me maska anti gaz, bomba Molotov dhe gurë.
Pasditen e së dielës më shumë se 20 mijë persona marshuan nga politekniku deri në ambasadën amerikane.
Një nga manifestueset u shpreh se kishte qenë e revoltës stuedentore. Ndërsa tani po protestonte për varfërinë, për njerëzit që nuk kanë asgjë për të ngrënë dhe për problemet që po kalon vendi.
Gjatë marshimit, që zgjati katër orë, shumë parulla të manifestuesve ishin kundër diktaturës, policisë dhe shteteve të bashkuara të amerikës që akuzohen se kanë mbështetur juntën ushtarake në ato vite.
Pas gjysëm shekulli, lëvizja studentore përjeton një tjetër vjeshtë të nxehtë pas anulimit të azilit universitar, normës që, përvec rasteve të jashtëzakonshme, ndalon hyrjen e forcave të rendit në ambjentet e universiteteve. Sipas studentëve në protestë ky është një hap prapa i rrezikshëm./abcnews.al