Vjedhje energjie dhe sherr me punonjësit e OSHEE, e pësojnë 3 persona në Lezhë

schedule11:18 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 11:18 - 5 Dhjetor, 2021

Vjedhja e energjisë elektrike ka çuar në pranga 3 persona në Lezhë, 2 prej të cilëve vëllezër.

Bëhet fjalë për vëllezërit K. L., 23 vjeç, K. L., 18 vjeç (vellëzër) dhe P. B., 48 vjeç banues në Mamurras, Kurbin, të cilët u  arrestuan në flagrancë. Ndërkaq në kërkim është shpallur edhe një person tjetër i cili ka kundërshtuar punonjësit e OSHEE.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet në bashkëpunim me OSHEE-në, për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.

Kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesë dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e OSHEE-së, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, kanë vijuar kontrollet në të gjithë qarkun, në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasi: K. L., 23 vjeç, K. L., 18 vjeç (vellëzër) dhe P. B., 48 vjeç banues në Mamurras, Kurbin.

Gjithashtu, u shpall në kërkim policor shtetasi V. L., banues në Mamurras.

Punonjësit e OSHEE-së, gjatë kontrolleve të përbashkëta, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit P. B., i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e OSHEE-së, për shmangien e veprimeve procedurale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në bashkëpunim”./abcnews.al