Vizita e tensionuar e Erdogan në Greqi

schedule12:14 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 12:14 - 8 Dhjetor, 2017

Vizita historike e presidentit turk Erdoan në Athinë e cila u paralajmërua si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve bilateral devijoi në një seri shkëmbimesh sfiduese nga Erdoan dhe zyrtarët grekë, për cështje të vjetra të lëna pezull prej vitesh

Burime diplomatike u shprehën para vizitës se Erdoani do përdorte këtë udhëtim, i pari i një presidenti turk prej 65 vitesh si një mundësi për afrimin me Greqinë në një moment izolimi në rritje nga perëndimi dhe Bashkimi Europian.

Në vend të kësaj, Erdoan bëri një sërë kërkesash përfshirë dhe rishikimin e Traktatit të 1923-shit të Lozanës, cili përcakton kufijtë mes Greqisë dhe Turqisë, si dhe më shumë të drejta për minoritetin turk në very të Greqisë.

Duke iu referuar ndryshimeve që do të donte në traktatin e Lozanës Erdooan u shpreh se në 94 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra. Traktati në fjalë sipas tij duhej të mbronte minoritetin musliman në Greqi porn ë vend të kësaj ai diskriminohet sërish. Presidenti turk kërkoi më shumë të drejta për ta duke përfshirë dhe mundësinë që ata të zgjedhin vetë liderin e tyre fetar

Tensioni ishte më se I dukshëm në momentin kur Erdoan dhe homologu I tij grek u shfaqën në television, dhe kur Pavlopoulos I bëri të qartë se traktati i Lozanës ishte i panegociushëm.

Madje presidenti grek shtoi se traktati ishte guri më i fortë në miqësinë mes dy vendeve, I qartë dhe pa asnjë nevojë rishikimi apo rifreskimi. Por Erdoan përsëriti të njëjtën kërkesë dhe në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin grek ALeksis Tsipras dhe pse në një mënyrë më të butë.

Duke theksuar domosdoshmërinë për respektimin e ligjeve ndërkombëtare, marrëveshjeve dhe integritetin, kreu I ekzekutivit grek u shpreh se ishte I paqartë për atë që Erdoan kërkonte me saktësi. Tsipras u shpreh se ishte pak konfuz për atë që presidenti turk po propozonte për sa I përket traktatit të Lozanës.

Kryeministri grek bëri apel për dhënien fund të shkeljeve nga ana e Turqisë së hapësirës ajrore greke në Egje duke saktësuar se ishte një rrezik për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për jetën e polotëve turq.

Tsipras i bëri apel Erdoanit që të hapnin një kapitull të ri së bashku, I cili të mos bazohej në dyshime porn ë përpjekjet për të ndërtuar ura në themele të qëndrueshme. Por kjo ndjesi nuk rezultoi aspak reciproke.

Erdoan kërkoi ekstradimin e tetë oficerëve turq të cilët u arratisën nga Turqia me helicopter pas dështimit të grushtit të shtetit dhe kanë kërkuar azil në Greqi.

Gjykata e lartë greke refuzoi kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e tyre në Janar, por Turqia lëshoi një kërkesë të re ekstradimi. Duke theksuar se në Turqi nuk ka dënim me vdekje dhe se nuk është një vend që torturon të burgosurit, Erdoan I premtoi kryeministrit grek se ata do të kishin një process të drejtë gjyqësor.

Dy liderët biseduan dhe për krizën e refugjatëve dhe ranë dakord për bashkëpunim, ndërsa për problemet me Qipron ata thjesht përsëritën dhe njëherë qëndrimet e tyre./abcnews.al