Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Begaj për herë të parë vizitë në Kosovë si President, por sërish nuk bashkohet politika shqiptare

schedule11:36 - 16 Gusht, 2022

schedule 11:36 - 16 Gusht, 2022

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet për një vizitë dy ditore në Kosovë.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare që kur mori postin e Presidentit, më 24 korrik, raporton abcnews.al.

Por me sa duket, vizita e Begajt në Kosovë ka shkaktuar polemika dhe nuk ka arritur që të bëjë bashkë politikën shqiptare.



Në agjendën e ditës së sotme të Presidentit ishim parashikuar takime me krerët e partive politike.

Por kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar takimin me Presidentin.

Krei i LDK-së nuk ka respektuar ftesën e Begajt për t’u takuar në selinë e Kuvendit, duke pretenduar se ai duhet të shkonte në selinë e partisë së tyre.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Për dallim nga krerët insitucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeminisrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj”, thuhet në një përgjigje nga LDK-ja.

Presidenti kishte kërkuar nga LDK që të takoheshin në ambiente të tjera. Por kjo e fundit e konsideron qasje të pazakontë refuzimin e Presidentin shqiptar për t’i takuar drejtuesit në zyrat e partisë.

Sakaq, Begaj ka takuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndonëse këto lloj takimesh zakonisht janë zhvilluar në selitë e partive respektive, Begaj ka kërkuar që të gjithë krerët e partive opozitare t’i takojë në Kuvend, Haradinaj e ka respektuar këtë kërkesë të kreut të shtetit shqiptar.

Edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi i tha po ftesë së tij.

Në ditën e parë të vizitës, Presidenti u takua me homologen e tij, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!