Vizita e parë e kancelarit gjerman në Ballkan, Rama i bashkohet samitit në Greqi, çfarë do diskutohet

schedule09:44 - 10 Qershor, 2022

schedule 09:44 - 10 Qershor, 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz nis një vizitë dy ditore në Evropën Juglindore nga Kosova, Serbia, Maqedonia Veriore, Bullgaria si dhe në Greqi, me fokus në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Në Greqi do të zhvillohet Samiti i krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë do të mbërrijë në Greqi sot pasdite ku pritet që të takojë edhe Scholz.

Në këtë Samit, do t’i bashkohet krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Gjithashtu, Samiti i SEECP-së do të përqendrohet edhe në zhvillimeve e fundit në Evropë, përfshirë luftën në Ukrainë, si dhe ndikimin e tyre në vendet e rajonit.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, presidenti i Këshillit, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Përpara nisjes së vizitës dy ditore në Ballkanin Perëndimor të kancelarit gjerman, Kryetarja e komisionit të të drejtave të njeriut në Bundestagun gjerman kërkon që Olaf Scholz t’i bëjë presion Serbisë për njohjen e Kosovës.

Për Deitschewelle, Renata Alt thotë se do të ishte e rëndësishme që kancelari Scholz, gjatë takimit me Vuçiç, kancelari Scholz ta bëjë të qartë se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të vazhdojë të konsiderohet një kandidate serioze dhe e besueshme për anëtarësim në BE.

Po ashtu sipas saj, Scholz duhet të ushtrojë presion ndaj Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë së ardhshme në Serbi dhe t’u bëjë të qartë se duhet të përkrahin sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe të dënojnë qartazi krimet e luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.

Serbia duhet t’i japë fund politikës së luhatjes dhe të vendosë: a dëshiron të shkojë kah Rusia apo është vërtet e interesuar të anëtarësohet në BE? /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!