Vizita e liderëve të BE-së në Ukrainë, priten bisedime të ashpra në takimin me dyer të mbyllura

schedule13:52 - 16 Qershor, 2022

schedule 13:52 - 16 Qershor, 2022

Pasi liderët e BE-së mbërritën në Kiev, ata vizituan Irpin për të parë nga afër shkatërrimet e shkaktuara nga pushtimi rus.  Por udhëheqësit e tre ekonomive më të mëdha të BE-së nuk mund të demonstrojnë asgjë tjetër përveç solidaritetit të plotë me partnerët e tyre ukrainas, shkruan BBC.

Por pas dyerve të mbyllura, mund të ketë diskutime të vështira. Një ndihmës i Presidentit Zelensky tha për mediat gjermane se ai ka frikë se treshja e lidërve do të ushtrojë presion mbi Ukrainën për të bërë lëshime për t’i dhënë fund luftës që filloi Putini.

Europa paraqiti një front të bashkuar në ditët e para të pushtimit, por mosmarrëveshja e fundit për bllokadën e gazit rus gjatë raundit të fundit të sanksioneve të BE-së po nxjerr në pah perspektiva të ndryshme dhe shqetësime politike dhe ekonomike në kryeqytete të ndryshme të BE-së.

Kjo përfshin anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian. Disa vende, përfshirë Poloninë, duan një proces të përshpejtuar, por të tjerë janë të shqetësuar se mund të përshpejtohet proçesi i anëtarësimit si reformat në financa, sundimi i ligjit, korrupsioni.

Një ndër kriteret kryesore për anëtarësimin në BE është “demokracia e qëndrueshme.” Lufta është në muajin e pestë të sulmit të një fqinji që dëshiron të zëvendësojë liderin e saj dhe të marrë territorin.

Dhe, si kurrë më parë, pikëpamjet e Francës, Gjermanisë dhe Italisë do të kenë peshën më të madhe në këtë luftë.

/abcnews.al