Kina nuk do të bëjë asnjë kompromis për Tajvanin. Kështu i ka thënë diplomati kinez, Wang Yi Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken gjatë bisedimeve të tyre në Pekin, raportoi media shtetërore.
Bisedimet u zhvilluan me dyer të mbyllura në kompleksin diplomatik Diaoyutai në lagjen Haidian të kryeqytetit kinez. Më parë, u zhvillua një takim midis Blinken dhe Qin Gang, ministrit të jashtëm kinez.
“Për këtë çështje, Kina nuk ka vend për kompromis apo lëshime.” tha diplomati kinez duke shtuar se SHBA duhet të respektojë sovranitetin edhe integritetin territorial të Kinës./abcnews.al