Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në Manzë, në Durrës ku po vijojnë punimet për banesat e dëmtuara nga tërmeti.
Rama shprehet se në Manzë, po ndërtohen 280 banesa të shkatërruara.
Gjatë takimit me qytetarët kryeministri u shpreh se Rama u shpreh se nuk do të ndalen dhe se janë të angazhuar të punojnë për qytetarët.
“Sa kemi mundësi do të bëjmë. Të këqija nuk vijnë vetëm për keq. Tani kjo do të harrohet dhe shtëpinë do ta gëzoni bashkë me fëmijët. Të kesh gjithë të mirat. Vitin e Ri do ta festoni në shtëpi të ri si zotnit”, tha Rama.
/abcnews.al/

