Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Khamenein e vranë izraelitët, jo SHBA”/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Krisafi: Humbësit kryesor Kina dhe Rusia

schedule21:49 - 2 Mars, 2026

schedule 21:49 - 2 Mars, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, vlerësoi se në zhvillimet e fundit ndërkombëtare, Rusia dhe Kina janë humbësit kryesorë.

Sipas Krisafit, Rusia nuk arriti të mbrojë aleatët e saj, ndërsa Kina del si humbësi më i madh për shkak të varësisë së saj ndaj naftës dhe lojës së saj strategjike me informacion satelitor. Ai shtoi se strategjia e Shteteve të Bashkuara nuk ishte vetëm rrëzimi i regjimit iranian, por edhe dobësimi i ndikimit kinez, duke e bërë Kinën më të varur nga nafta ruse.

Krisafi theksoi gjithashtu se vendimet dhe veprimet e liderëve iranianë, përfshirë momentin kur Khamenei u neutralizua nga Izraeli, luajtën një rol vendimtar në zhvillimin e konfliktit.



“Rusia dhe Kina treguan që janë humbës. Rusia tregoi që nuk diti të mbrojë aleatët e saj. Por, humbësi më i madh është Kina. Nëse ky regjim ndryshon dhe bëhet neutral, nafta e Irani që shkonte në Kinë, nuk shkon vetëm në Kinë. Strategjia e SHBA nuk ishte vetëm të rrëzonte regjimin e Iranit, por të dobësojë sa më shumë Kinën.

Kjo mund ta bëjë Kinën që të jetë më e varur nga nafta ruse. Loja që po bënte Kina me pamjet satelitore, ishte një lojë e pistës. Ishte momenti se ku ishte Khamenei. Luftën e nisi Izraeli, SHBA pati goditjen e dytë. Khamenein e vranë izraelitët. Më shumë se sa Kina ishte pikërisht ai moment që përcaktoi luftën”, tha eksperti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!