Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini ndodhen në Durrës me nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Leonik Tomeo”, për të folur rreth mënyrave se si do të zhvillohet mësimi këtë sezon.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh, duke vënë rëndësinë te mbajtja e maskave, se fëmijët e të rinjtë janë transmetues të virusit. Edhe pse mund ta kalojnë pa pasoja, mund t’ua kalojnë atyre më të rrezikuarve.
Po ashtu, kreu i qeverisë tha se masat për vitin e ri shkollor janë marrë, por shtoi ai, e gjitha varet nga njerëzit. Rama pranoi se me hapjen e shkollave,numrat do rriten, por theksoi që rëndësi ka që shifrat të jenë të përmbajtshme.
Ndër të tjera, Rama u shpreh:
“Një shkollë e tërë mund të mbyllet nëse kthehet në një vatër…Besoj se është bërë një punë shumë e mirë nga ana e mësuesve që kanali i shkollës të jetë një burim shumë i mirë informacioni. Duhet të bëni kujdes jashtë shkollës. Duhen refuzuar opinionet që ky është një grip i rëndomtë, që është një sajesë..Faktkisht çdo ditë njerëzit po ndahen nga jeta. Fatmirësisht numri i fataliteteve nuk është në tërësinë e vet, më i madh në mënyrë të ndjeshme, saç ka qenë vitin e shkuar…” s.b /abcnews.al/



