TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama njoftoi se në ditën e parë të vitit të ri shkollor, më 8 shtator, do të hapin dyert 30 shkolla të rehabilituara në të gjithë vendin, nga veriu në jug.
Sipas tij, këto institucione do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues.
“Më 8 shtator, në ditën e parë të shkollës do të hapin dyert 30 shkolla të rilindura nga veriu në jug, të cilat do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues”, shkroi Rama.
Po ashtu, shefi i qeverisë theksoi se vijojnë investimet për rehabilitimin e objekteve, palestrave dhe terreneve sportive me qëllim garantimin e standardeve kudo në Shqipëri.


