Viti i ri akademik nis me protesta, pedagogët kërkojnë rritje page, studentët të paqartë

schedule11:29 - 17 Tetor, 2022

schedule 11:29 - 17 Tetor, 2022

Viti i ri akademik ka nisur me bojkot nga ana e pedagogëve, të çilët prej disa muajsh kërkojnë rritje të pagës.

Ata nuk janë pajtuar me rritjen e pagës prej 7% të ofruar nga qeveria dhe kanë lajmëruar bojkot edhe në ditët në vazhdim, të paktën gjatë orarit 10:00-12:00. Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaççi ka thënë sot se nuk përjashtohet një takim me kryeministrin, pasi takimi me ministren e Arsimt, Evis Kushi, nuk rezultoi brenda pritshmërive.

Gazetarja e Abc News, Gerta Vasku,  në “Abc Live” bëri me dije se pedagogët duken të vendosur në kërkesat e tyre, ndërsa shtoi se mes studentëve ka paqartësi.

Në Fakultetin e Shkençave të Natyrës, atë Filologji dhe Fakultetin e Ekonomisë ka pasur bojkot, ndërsa në Universitetin e Mjekësisë bojkoti ka qenë më i vështirë, me pjesën më të madhe të pedagogëve që nuk i janë bashkuar.

Nga ana tjetër, studentët kanë shprehur mbështetje për pedagogët, por ata që hyjnë për herë të parë në bankat e auditorëve janë të paqartë për ççka po ndodh dhe me ççfarë do të përballen në vijim.

Në Elbasan gjithashtu viti akademik ka nisur mes bojkotit, të çilit nuk i janë bashkuar të gjithë pedagogët.

Gazetari Aldo Kozaria bëri me dije në “Abc Live” se pjesa më e madhe e pedagogëve kanë bojkotuar mësimin nga ora 10:00 dhe do të vazhdojnë deri në 12:00.

Bojkoti ka vijuar pasi ata pritën studentët e viteve të para dhe i orientuan në universitet.

Ndërkohë, pedagogu Erjon Vija ka bërë me dije se edhe pse një pjesë e pedagogëve nuk kanë qenë me kolegët në bojkot, kjo nuk do të thotë se ata ishin në auditor.

“Dua të bëj një saktësim. Pedagogët që nuk kanë qenë bashkë me ne, nuk do të thotë se kanë qenë në auditore. Unë jam i bindur se ata janë dakord me kërkesat”, tha ai.

Pedagogu shtoi se ata janë të vendosur për kërkesat e tyre, të çilat i konsideroi të drejta, dhe tha se bojkoti do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!