Virozat tek fëmijët për shkak të temperaturave të Tetorit, ja këshillat e mjekëve

schedule15:56 - 22 Tetor, 2019

schedule 15:56 - 22 Tetor, 2019

Temperaturat e pazakonta në tetor kanë sjellë virozat të cilat kanë komplikacione tek fëmijët. Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar për të vegjlit deri në 3 vjec të cilët janë më të prekurit.

Virozat për shkak të temperaturave relativisht të larta gjatë mesditës dhe më të freskëta në orët e mëngjesit dhe mbrëmje, shton fluksin e vizitave në qendrat shëndetësore. Mjekët specialistë bëjnë apel që prindërit të bëjnë kujdes me moshat nga 0-3 vjeç, pasi janë grupmosha më e prekur.

Temperaturat e pazakonta të muajit Tetor kanë shkaktuar komplikacione shëndetësore edhe tek fëmijët. Mjekët pediatër shprehen se fluksi i vizitave varion me rreth 20-30 vizita në ditë pranë Qendrës Shëndetësore nr. 10. Grupmosha 0-1 vjeç janë më të prekurit nga virozat, por mjekët nuk përjashtojnë dhe ata pak më të rritur.

Mjekët japin dhe disa këshilla se si prindërit  të bëjnë kujdes me të vegjlit, ku veçojnë përdorimin e veshjeve përkatëse dhe konsultat me mjekun specialist./ABC News Albania