Vinte nga Anglia, të riut i kapen të fshehur në çantë 21 mijë paundë

schedule11:20 - 20 Shtator, 2022

schedule 11:20 - 20 Shtator, 2022

Një 28-vjeçar është kapur në Rinas duke tentuar të kalojë ilegalisht një shumë të konsiderueshme parash. Sipas Policisë Kufitare gjatë kontrollit fizik në çantën e F. B., 28 vjeç u gjetën 21 550 paund sterlina.

28-vjeçari rezident në Angli nuk e kishte deklaruar në kufi këtë shumë parash. Për pasojë i riu është proceduar penalisht për veprëm “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ndaj shtetasit F. B., 28 vjeç, rezident në Angli.

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij iu gjetën 21 550 paund stërlina, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi.

Në përfundim të veprimeve të para, shtetasi F. B. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi” dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al