Vin Diesel nis karrierën muzikore, duet me DJ e njohur

schedule09:53 - 25 Shtator, 2020

schedule 09:53 - 25 Shtator, 2020

Përveç aktrimit, Vin Diesel po debuton dhe në industrinë e muzikës. Aktori i ‘Fast and Furious’ është bashkuar me DJ norvegjez Kygo për këngën ‘Feel Like I Do’ dhe ylli 53-vjeçar shpreson se i ka bërë fansat e tij “krenarë” me hyrjen e tij të parë zyrtare në muzikë.

Për shumë kohë, unë kam premtuar të lëshoj muzikë … të inkurajuar nga ju, për të dalë nga zona ime e rehatisë. Faleminderit që besuat në mua. Si gjithmonë, shpresoj t’ju bëj krenarë.”, shkroi ai në Instagram.

Duke prezantuar këngën në ‘The Kelly Clarkson Show’, ai tha: “Jam i bekuar që në një vit që normalisht do të isha në një set filmi – siç e dini, kjo nuk është e mundur, kam pasur një tjetër rrugë krijuese … një mënyrë tjetër për t’ju treguar ose për të ndarë me ju zemrën time.”

Vin, i cili regjistroi këngën gjatë karantinës dhe pranoi se ndihej i “bekuar” që kishte gjetur një tjetër “rrugë krijuese” në një kohë kur kriza e koronavirusit ndaloi industrinë e filmit. Ylli i ‘Bloodshot’ zbuloi në mars se ai ishte duke planifikuar të punonte në një album pasi u pa në studiot e famshme Abbey Road të Londrës. xh.d/abcnews.al