Vijon përhapja e epidemisë në Shkodër, konfirmohen pesë raste të reja me koronavirus

schedule12:13 - 12 Prill, 2020

schedule 12:13 - 12 Prill, 2020

Brenda 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vendin tonë shkon në 446. Nga personat që kanë rezultuar pozitivë së fundmi, pesë raste raportohet të jenë vetëm nga Shkodra.

Gazetari i Abc News Simon Shkreli raporton se 5 rastet e reja të diagnostikuara pozitive me COVID-19 janë të lidhura me rastet e një dite më parë në Shkodër. Diten e djeshme në Shkodër u diagnostikuan në qytetin e Shkodrës 3 raste me koronavirus, 2 në qytet dhe 1 tjetër në Shirokë.

Nga sa mësohet janë dy raste të reja ne Shirokë, familjarë të të infektuares në këtë lagje, si dhe 1 rast nga familja e punonjëses së fasonerisë e cila banon në lagjen Perash si dhe 1 rast i afërm i të diagnostikuarës së djeshme në lagjen 3 Herojtë.

Shërbimet mjekësore gjatë ditës së djeshme kanë marrë 27 tamponë në Shkodër dhe 5 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Numri total i të infektuarve në Shkodër është rritur në 57. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!