Vijojnë sulmet ruse, sirenat e alarmit dëgjohen në të gjithë Ukrainën

schedule12:14 - 29 Nëntor, 2022

schedule 12:14 - 29 Nëntor, 2022

Sirenat e alarmit ajror janë dëgjuar në të gjithë Ukrainën, sipas zyrtarëve ukrainas. Rikujtojmë se zyrtarët kanë paralajmëruar se Rusia po përgatiste një valë të re sulmesh me raketa dhe dron.

Në Telegram, Oleksiy Kuleba, Shefi i Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit, paralajmëroi të gjithë në rajonin e Kievit që të qëndrojnë në strehimore dhe në vende të sigurta.

Gjithashtu sipas një harte të publikuar sot, se në disa zona të mëdha të Ukrainës lindore janë dëgjuar sirena të alarmit ajror.

/abcnews.al