Vijojnë reshjet gjatë paradites, por çfarë na sjell pasditja: Parashikimi i motit për këtë të diel

schedule07:20 - 10 Janar, 2021

schedule 07:20 - 10 Janar, 2021

Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë, sipas Meteoalb gjatë paradites mot me vranësira në të gjithë vendin, duke gjeneruar reshje shiu e dëbore më të dendura përgjatë kufirit lindor.

Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të motit duke diktuar kthjellime dhe vranësira në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 11°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova

Dita nis me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të Kosovës ndërsa reshje dëbore do ketë në zonat të izoluara. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të kushteve atmsoferike.

Maqedonia e Veriut

Mbetemi në ndikimin e varnësirave të dendura që kanë përfshirë gjithë rajonin e Ballkanit. Për pasojë motit do të mbetet me reshje shiu e dëbore gjatë gjithë ditës. /abcnews.al/