Vidhnin banesat, arrestohet “banda e fotografëve”

schedule11:26 - 16 April, 2019

schedule11:26 - 16 April, 2019

Plaçkitnin shtëpi të izoluara, në Piemonte, por përpara se të largoheshin me sendet e vjedhura, nxirrnin në fotografi pronarët e shtëpive ndërsa ishin në gjumë.

Një bandë grabitësish është arrestuar nga autoritetet italiane të Genovas dhe Torinos, ku mësohet se 3 anëtarë të saj ishin shqiptarë dhe një italian. Ata akuzohen për “vjedhje të banesave” dhe “grabitje të sendeve dhe mjeteve luksoze”.

Banda e grabitësve është përgjegjëse për 79 vjedhje të cilat i kishin kryer nga muaji Mars deri Nëntor të vitit të kaluar.

Grabitësit arrinin të hapnin bravat e dyerve apo të dritareve, duke përdorur një trapano dhe përpara se të largoheshin u bënin foto pronarëve të banesave.

Jam i fiksuar, hyra dhe i bëra foto vajzës aty”, thotë kreu i grupit të kësaj bande në një përgjim.

Autorët e këtyre grabitjeve ishin “kampinonë” në zbërthimin e bravave të dyerve, raportojnë mediat italiane. Ata vinin në shënjestrën e tyre, shtëpi të cilat ndodheshin larg qendrave të banimit, të cilat banoheshin nga të moshuar.

Policia ka sekuestruar 10 makina të cilat u janë kthyer pronarve që kishin bërë denoncimin si dhe dy armë të vjedhura./abcnews.al