Banesa e një çifti emigrantësh nga Korça u sulmua nga grabitësit. Fillimisht, ata hynë në magazinën, që ndodhej pas shtëpisë dhe prej aty çanë murin. Edhe pse autorët kanë përdorur mjete të forta për të shkatërruar murin e shtëpisë, që ndodhet në katin e parë të një pallati në lagjen 15 të qytetit, askush prej banorëve nuk është shqetësuar nga zhurmat dhe nuk ka reaguar. Perveç pajisjeve elektroshtëpiake, grabitësit kanë marrë edhe sende personale të pronarëve, të cilët kanë emigruar prej vitesh. Policia, e cila po heton ngjarjen, bëri të ditur, se vjedhësit kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e familjarëve, të cilët kujdeseshin për banesën,duke shfrytëzuar kohën, kur banesa nuk mbikëqyrej nga askush./abcncews.al
Vidhet banesa e emigrantëve në Korçë
schedule16:18 - 28 Shkurt, 2018
schedule 16:18 - 28 Shkurt, 2018