Vlora, qyteti ku digjen makinat/Shkrumbohet benzi i policit të Babicës

schedule09:00 - 21 Nëntor, 2017

schedule 09:00 - 21 Nëntor, 2017

Në qytetin e Vlorës rastet e makinave që përshihen në flakë janë rritur ndjeshëm. Vetëm nga Korriku ka pesë raste të qëllimshme, pa përmendur shumë më tepër raste që besohet se makinat kanë marrë flakë nga defektet.

Është makina e një polici në Vlorë. Gjatë natës i vunë flakën në rrethana dhe shkaqe ende të paqarta.

Vetë pronari Zini Zenelaj i tha ABC Neës që nuk kishte asnjë dijeni se kush mund të jenë autorët, apo arsyet e një krimi.

Mjeti ndodhej i parkuar pranë banesës së tij në lagjen Pavarësia. Por kjo nuk është makinë e parë që i vihet zjarri në Vlorë.

Nga muaji korrik pesë makina janë shkrumbuar qëllimisht. Dy ndër to kanë pronarë punonjës policie.

Në 10 korrik një fuoristradë u dogj në lagjen “28 nëntori”. Më pas një makinë tjetër mori flakë në lagjen Isa boletini.

Në 10 shtator u shkrumbua mjeti tip benz i inspektorit të policisë Dhimitraq Nuraj. Kurse për të dytën herë i vihet flaka makinës së shtetasit Gëzim Dervishi  i parkuar gjithashtu pranë shtëpisë në lagjen Partizani në Vlorë.

Më i fundit rast ishte djegja e makinës së Zini Zenelaj, pranë vendit kur kohë më parë u shkrumbua mjeti i Nuraj.

Të dy punonjës policie, duket se janë vënë në shënjestër të dikujt. Dyshimet lidhen me detyrat e tyre në zonat, Babicë e Vlorë, aty ku më së shumti  janë përfolur bazat e kanabisit.

Në këto pesë raste, policia i ka pranuar zyrtarisht si ngjarje me zjarrvënie të qëllimshme, dhe nuk kemi renditur shumë ngjarje të djegieve të makinave për të cilat është thënë se kanë qenë aksidentale.

Ajo që mund të thuhet ka të bëjë me faktin që Vlora është kthyer në qytetin ku digjen makinat./abcnews.al

https://youtu.be/svh_ZkLa20M

 

https://youtu.be/H2etPBehJDs