Video/Plagoset me thikë një nxënës shkolle në Vlorë

schedule14:40 - 23 Nëntor, 2017

schedule 14:40 - 23 Nëntor, 2017

Një 16 vjeçar u sulmua dhe u godit me thikë nga një 14 vjeçar 100 metra larg shkollës 9 vjeçare “Marigo Posio” ku ai ishte nxënës. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të enjte në një “bilardo” në lagjen “1 Maji” dhe dëshmitarët thonë se sherri nisi në mënyrë krejt banale.  Autori i tha shënjestrës së tij “pse më shikon”. I plagosuri është 16 vjeçari V.Ç nxënës i gjimnazit “Jani Minga” po në këtë rrugë. Ai u transportua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Kurse policia shoqëroi në ambientet e Komisariatit të Policisë 14 vjeçarin A.N, për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika që përdor nga autori./abcnews.al

 

https://youtu.be/sNmyscR3Fio