Video/Berisha për ABC News: Nëse Edi Rama shkel Kushtetutën, opozita do ti japë përgjigjen e merituar

schedule21:17 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 21:17 - 12 Dhjetor, 2017

I ftuar në “Mbrëmje në ABC News” nga Mirela Milori, ish-kryeministri Sali Berisha. Diskutim për aktualitetin politik në vend dhe zhvillimet e PD-së.

Diskutimin e nis me historikun e themelimit të Partisë Demokratike. Hapat e parë të krijimit të kësaj partie dhe zhvillimin e karakterit dhe programit ndjekës të PD-së.
Ish-kryeministri tregoi ndjesitë e tij në përvjetorin e PD-së dhe për mungesën e disa prej eksponentëve të cilët, sipas tij “shkëlqyen me mungesën e tyre”.

Berisha u shpreh se sot ka një tendencë të marketingu dhe jo të ndryshimi të PD-së, pasi nuk është parti e ndërtuar mbi ideologji por është ndërtuar mbi vlera.
I pyetur për platformat e ngritura nga Patozi dhe Harxhi, Berisha tha se kurrë nuk mund të bëhet një statut me qëllim kryesor largimin e kryetarit, ai duhet të këtë qëllim fitoren e partisë.

“Ka patur një proces për analizën e rezultatit të zgjedhjeve dhe propoziment për kalimi e kësaj situate. Në këtë kontekst, çdo njeri do ta gjejë veten në kontributin e PD-së”.

E parë në planin prespektiv, Berisha dëshiron gjetjen e ujdisë dhe mirëkuptimit mes Bashës dhe eksponentëve të larguar nga PD.

“Secili të shohë pjesën e përgjegjësisë së tij, sepse zemërimi fillestar është i natyrshëm, por realisht vjen koha për të gjetur një rrugëdalje dhe kërkon që me anë të instiktit politik të bashkëpunëtorëve të tij të çojë në zgjidhjen e PD”.

Por, me sa sheh Berisha, ka përpjekje për afrim nga të gjitha palët.
Në lidhje me zgjedhjet, Berisha thotë se Basha bëri një fushatë të civilizuar, reale, politike. Por i qëndron akoma mendimit se Basha kishte këshilltarë mizerabël në zgjedhje.

“Të pavendosurve të PD-së, u bëri me pershtypje timoni i Ramës, i cili përdori koalicionin me Bashën pas fushatës së tij të shkëlqyer në Fier”.

Gjithashtu ai këshillon se është koha të merren përgjegjësitë për forumet që të funksionojnë si duhet.
Basha synoi rrugë origjinale opoziatrizmi, jo sipas modelit të Berishës. Frytet nuk ishin ato që priteshin për shkak të kushteve të veshtira. Demokracia u ekzekutua, sipas Berishës, me vjedhjen e votave.

Sipas Berishës ka vdekur marrëveshja e 18 majit.
Në lidhje me akuzat e lobimit, ish-kryeministri shprehet se nuk ka dijeni për financat e Partisë Demokratike.

“Le ta shqyrtojë KQZ me hollësinë më të madhe. Por banka e “madam Ramës” është ajo e regjistruara në parajsë fiskale. E rëndësishme është që të bëhet transparente origjina e parave dhe të mbahen përgjegjësitë”.

Në lidhje me kontratën e shprehur nga Balla për rryshfetet e kompanisë në Kaliforni, ai thotë se të gjithë këto janë trillime të Edi Ramës pasi në asnjë dokument nuk është emri i tij apo familjarëve të tij.

I pyetur për reformën në drejtesi, ish-kryeministri tha se ajo përfundoi me realizimin e Edi Ramës kryeprokuror, pasi kushtetuta e Shqipërisë po merret peng nga Edi Rama. “Nese Edi Rama shkel Kushtetutën për Kryeprokurorin, opozita do ti japë përgjigjen e merituar”.

Në lidhje për deklaratat e ambasadorit amerikan për këtë çështje, Berisha tregoi se Lu është në konflikt të hapur interesi.

“Rama synon të bllokojë dosjen e Tahirit dhe dosjet e tjera peng e krimit të kryeministrit”.

Çështja Tahiri, sipas Berishës është thellësisht ndërkombëtare.

“Është çështje e ndërlikuar sepse ai ka dosjet e të tjerëve, nuk ishte rastësor kthesa në mbrojten e Tahirit sepse ai do të nxirrte çdo gjë për secilin që nuk e mbrojti”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!