Video/Asfiksohen nga tymi i kaldajës 50 nxënës të gjimnazit në Bulqizë

schedule13:20 - 17 Nëntor, 2017

schedule 13:20 - 17 Nëntor, 2017

Dhjetra nxënës përfunduan në urgjncën e Bulqizës për shkak të tymit të kaldajës së shkollës. Policia njoftoi se të gjithë janë rrezikut për jetën.

Nxënësit e një shkollë të mesme në Shupenzë të Bulqizës u asfiksuan dhe u ndjenë keq nga ana shëndetësore.
Shkak u bë tymi që shkaktoi bllokimi i oxhakut të shkollës.
Adoleshentët u përfshinë në panik masiv dhe në vendin e ngjarjes shkuan disa autombulanca njëherësh.
Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Dibrës tha se situata u krijua nga ndezja e kaldajës me lëndë drusore për ngrohjen e ambientit.
Oxhaku i shkollës ishte i bllokuar dhe për pasojë tymi u shpërnda në ambientet e brendshme dhe shkaktoi ndotje të ambjentit.
Për pasojë u asfiksuan dhe u ndjenë me marramendje rreth 60 nxënës, dhjetë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Shtrimet janë bërë në dy spitalet, Bulqizë dhe në Peshkopi. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dizpozicion dy helikopterë dhe nga Tirana kanë shkuar anestezistë dhe tokiskologë.

 

https://youtu.be/yzotAcwalcY

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!