VIDEO/ Zjarri rrezikon zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës

schedule21:43 - 10 Gusht, 2024

schedule 21:43 - 10 Gusht, 2024

Një vatër e madhe zjarri, që është aktive prej tre ditësh në Malin e Thatë në afërsi të kufirit shtetëror me Republikën e Maqedonisë së Veriut rrezikon zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës. Operacioni për shuarjen e flakëve ka vijuar edhe përgjatë të shtunës.

Në terren kanë qenë forca nga Bashkia Pustec, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Reparti Ushtarak Drenovë (Korçë), Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, me mbështetjen e helikopterit “Cougar” dhe dy avionëve të dërguar nga pala e Maqedonisë së Veriut.

Ky operacion nga ajri pritet të vijojë edhe ditën e diel, me qëllim shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit pasi përhapja e tyre mund të rrezikojë Parkun Kombëtar të Prespës/ abcnews.al