Një zjarr i madh shpërtheu në një depo pranë Charles de Gaulle Airport në Paris, duke krijuar një re të dendur tymi.
Flakët përfshinë objektin industrial brenda pak minutash, ndërsa ekipet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.
Sipas raportimeve të gazetës franceze Le Parisien, që citoi autoritetet lokale nuk raportohet për persona të lënduar nga incidenti. Po ashtu, autoritetet konfirmuan se operacionet në aeroport nuk u prekën dhe fluturimet vijuan normalisht.
Pamjet e tymit të zi që ngrihej mbi zonë u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar shqetësim te banorët përreth. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet për incidentin kanë nisur.
🔴🇫🇷🔥 ALERTE INFO – Énorme incendie en cours dans le secteur de #Roissy, près de l’aéroport.pic.twitter.com/2XIeeehP62
— ActuCenter (@ActuCenter) May 9, 2026
🚨ALERTE INFO.🚨 #Paris | #Roissy #CharlesDeGaulle | Selon plusieurs témoignages, un important incendie serait en cours près de l’aéroport Roissy-Charles-de-Gaulle. pic.twitter.com/s5uZjMJgQj
— 🇨🇵 IDL Avec Marion (@IDL_AvecMarion) May 9, 2026


