Komandot e njësisë Shayetet 13 dhe anëtarët e Brigadës 401 të Blinduar të Forcave të Armatosura të Izraelit (IDF), të cilët bastisën Spitalin e Fëmijëve Al Radisi të Gazës, zbuluan tunele të Hamasit në bodrumin e spitalit.
Në një video-mesazh në anglisht, zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari tha se “poshtë spitalit, në bodrum, gjetëm një qendër operacionale të Hamasit, jelekë, granata, pushkëAK-47, pajisje shpërthyese, RPG (raketëhedhës) dhe armatime të tjera.
EXCLUSIVE RAW FOOTAGE: Watch IDF Spokesperson RAdm. Daniel Hagari walk through one of Hamas' subterranean terrorist tunnels—only to exit in Gaza's Rantisi hospital on the other side.
Inside these tunnels, Hamas terrorists hide, operate and hold Israeli hostages against their… pic.twitter.com/Nx4lVrvSXH
— Israel Defense Forces (@IDF) November 13, 2023
“Ne gjetëm gjithashtu prova që sugjeronin se Hamasi mbante pengje këtu,” tha Hagari, duke shtuar se ” pas masakrës së 7 tetorit, terroristët e Hamasit u kthyen në këtë spital, ndër të tjera, pasi vranë izraelitët brenda shtëpive të tyre “.
“Hamasi fshihet brenda spitaleve. Sot po ia tregojmë këtë të gjithë botës”, pohoi zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite.
Kundëradmirali Haggari tha se ushtria izraelite ka punuar për ditë për të evakuuar në mënyrë të sigurt pacientët nga Al Radisi dhe spitalet e tjera në Rripin verior të Gazës.
“Lufta është kundër Hamasit, jo kundër popullit të Gazës. Sidomos jo kundër të sëmurëve, grave dhe fëmijëve”, theksoi ai dhe akuzoi Hamasin për përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore”.
/abcnews.a;