VIDEO/ Volejbolli në kor: Qëndroni në shtëpi, së bashku ia dalim

14:39 | 26/03/202014:390

Coronavirusi është tema më e diskutuar këto kohë. Mijëra të prekur dhe shumë viktima ka patur deri më tani, ndërkohë që beteja vazhdon. Momentalisht është ndalur çdo gjë, sikurse edhe sportet. Kjo ka ndodhur edhe në vendin tonë, ku thirrjet për të qëndruar në shtëpi kanë qenë të shumta.

Këtë e bën edhe Federata Shqiptare e Volejbollit, që ditët e fundit ka postuar disa video sensibilizuese. Mesazhi është një: “Të qëndrojmë në shtëpi dhe t’ia dalim së bashku”.  Ish-volejbollistja e Vllaznisë, Kristina Nikolli, aktualisht zëvendëstrajner e kombëtares së femrave, nga SHBA është e qartë: “Le të kujtojmë një shprehje të vjetër: ‘Zoti ka thënë: ruaja pak, se të ruaj shumë”.

Kësaj thirrjeje i bashkohet edhe Dhimitra Koke, vojelbollistja e Mirditës, që ka veshur edhe fanellën e kombëtares: “Shpresojmë t’i rikthehemi sa më shpejt botës së sportit, t’i rikthehemi pallateve të sportit të mbushura me njerëz që brohorasin e duartrokasin, t’i rikthehemi lojës dhe fushës.

T’i gëzohemi fitores dhe të mërzitemi për humbjet. Të gjitha këto mund të ndodhin në një botë të shëndetshme, ndaj qëndroni në shtëpi dhe ndiqni udhëzimet”. Cindy Marina,  “Miss Universe Albania 2019” dhe lojtarja e Kombëtares kuqezi të vajzave, ka përcjellë gjithashtu mesazhin e saj.

“Ta bëjmë të gjithë pjesën tonë për ta mbrojtur vetveten, të afërmit tanë dhe të tjerët. Ju lutem qëndroni në shtëpi, së bashkua do ia dalim”, shprehet Marina, ndërkohë që në fund ishte edhe radha e një djali. Kristi Martiro, volejbollisti i Tiranës dhe kombëtares, thotë: “Kujdesuni për të afërmit tuaj, duke i mbajtur larg ata. Vetëm në këtë mënyrë mund t’ia dalim”. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono