VIDEO/ Vllaznia nxjerr Tiranën kampione, Teuta-Partizani në paqe

schedule22:37 - 19 Korrik, 2020

schedule 22:37 - 19 Korrik, 2020

Janë mbyllur dy sfidat e Superiores që startuan në orën 20:45 dhe pas këtyre dy takime, kemi dhe kampionen e Shqipërisë. Tirana u shpall matematikisht kampione pas fitores 1-0 të Vllaznisë kundër Kukësit, falë golit të Adilit në të 87-ën.

Kukësi mjaftohet vetëm me vendin e dytë këtë sezon, ndërsa Tirana fiton titullin e 25-të kampion pas 11 vitesh mungesë. Në sfidën tjetër mes Teutës dhe Partizanit, nuk pati fitues, me dy skuadrat që ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0.

Edhe skuadra që shkon në Kupat e Europës, është përcaktuar. Është Laçi i renditur në vend të tretë, pas barazimit të “Demave të Kuq”. Superiorja ka përfunduar, edhe pse duhen dy javë të tjera…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!