VIDEO/ Vllaznia nuk zhgënjen në “Loro Boriçi”, “Kuqeblutë” fitojnë me vështirësi ndaj Teutës

schedule19:16 - 10 Shkurt, 2024

schedule 19:16 - 10 Shkurt, 2024

Pritej një sfidë më e lehtë për ta, mirëpo sërish fitorja erdhi. “Kuqeblutë” e Vllaznisë kanë arritur të triumfojnë ndaj “Durrsakëve” të Teutës, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, duke e çuar në 9 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje, teksa këtë herë mrekulluan tifozët e pranishëm, në mitikun “Loro Boriçi”, me një performancë fantastike.

Golat e Ildi Grudës e Mehdi Çobës, në minutat 29’ e 83’, duke nxjerrë totalisht të “pavlefshëm” golin e shënuar, nga 17-vjeçari, Ergis Arifi, në minutën e 72’-të të sfidës, e duke ngjitur akoma më shumë pozitat e shkodranëve, mes katër më të mirave, të këtij edicioni të Kategorisë Superiore.

Kështu, falë këtij rezultati, skuadra e Vllaznisë ngjitet në kuotën e 37 pikëve dhe renditet në vendin e 3-të të tabelës, me po aq pikë sa “Demat e Kuq” të Partizanit dhe me 4 pikë më shumë se “Bardheblutë” e Tiranës, ndërsa “Durrsakët” e Teutës mbeten në vendin e parafundit të tabelës, me 21 pikë, 1 më pak se Erzeni i vendit të 8-të. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Ildi Grudës, 1-0:

Goli i Ergis Arifit, 1-1:

Goli i Mehdi Çobës, 2-1: