Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vllaznia i falet dy prurjeve të merkatos, Teuta ngec përballë Skënderbeut

schedule18:45 - 4 Nëntor, 2020

schedule 18:45 - 4 Nëntor, 2020

Fitorja e parë në Superiore për Thomas Brdaric. Vllaznia e tij mposhti 2-0 Apoloninë në “Loro Boriçi”, duke i dhuruar suksesin e parë në kampionat trajnerit gjerman.

Pjesa e parë e takimit të luajtur në Shkodër, u mbyll me rrjeta të paprekura. Vendasit i shtuan sulmet në fraksionin e dytë, duke ia dalë të gjejnë dy herë rrugën e rrjetës.

Haris Dilaver gjeti golin në minutën e 54-t, pas një asisti të marrë nga Eni Imami. Goli i parë në Superiore për sulmuesin boshnjak, një nga afrimet e Vllaznisë në merkato.

https://streamable.com/0t9zv5

Goli i qetësisë erdhi 8 minuta përpara fundit. Ismael Dunga, një tjetër afrim i merkatos, nuk gaboi përpara portës mike. Sulmuesi afrikan kishte pak sekonda që ishte futur në fushë, teksa vulosi triumfin e ekipit shkodran me golin e tij.

Nuk ka fitues në “Niko Dovana. Teuta ngeci në një barazim 1-1 me Skënderbeun e Ahmatajt, që zhvilloi një takim të mirë dhe e meritoi pikën. Rubin Hebaj gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 10-të, duke u ndihmuar edhe nga një devijim i Mensah.

https://streamable.com/73dsjt

Avantazh për Teutën e Martinit, që u mendua se do e kishte të lehtë marrjen e tre pikëve. Gjithsesi, Skënderbeu riktheu baraspeshën në minutën e 34-t. Dalje e gabuar e portierit Frashëri dhe përplasje me një mbrojtës të ekipit të tij.

Aty përfitoi Jorgo Meksi, i cili goditi saktë me një parabolë, duke i dhuruar një pikë shumë të rëndësishme ekipit korçar me golin e tij. Teuta tentoi të gjente golin e fitores në fraksionin e dytë, por portieri Dajsinani ishte në një ditë të shkëlqyer. /abcnews.al

Kategoria Superiore, java e parë
Teuta-Skënderbeu 1-1
(Hebaj 10′ / Meksi 34′)
Vllaznia-Apolonia 2-0
(Dilaver 54′, Dunga 82′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!