VIDEO/ Vinicius Junior eviton humbjen e Realit, feston Evertoni në Angli

schedule22:58 - 1 Mars, 2021

schedule 22:58 - 1 Mars, 2021

Ngec Real Madrid në La Liga, teksa Evertoni i Carlo Ancelottit siguron tre pikë të rëndësishme në Premier League. Kampionët në fuqi të Spanjës nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 përballë Real Sociedad.

Hap fals në shtëpi i ekipit të Zinedine Zidane, që ia doli të evitonte humbjen në minutën e parafundit. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Fraksioni i dytë i ndeshjes ishte më i bukur dhe sfidën e zhbllokoi Sociedad.

Portu finalizoi me kokë një aksion të bukur të skuadrës baske në minutën e 55-të dhe miqtë në avantazh. Reali u hodh në kërkim të golit, por e gjeti atë shumë vonë. Vinicius Junior devijoi në portë një asist të Lucas.

Ishte minuta e 89-të dhe nuk pati më kohë për gola të tjerë. Përfundimisht 1-1, rezultat që mban Realin në vend të tretë me 53 pikë, pesë më pak se Atletico Madrid. Evertoni mposhti 1-0 në shtëpi skuadrën e Southampton.

Sfida u vendos nga goli i brazilianit Richarlison në minutën e nëntë. Një sukses i rëndësishëm për objektivin mbijetesë për djemtë e Carlo Ancelottit. Evertoni renditet përkohësisht në vend të shtatë me 43 pikë, dhe vendi i katërt është vetëm dy pikë larg. /abcnews.al