VIDEO/ U zunë për porosinë në piceri, 43-vjeçari grek godet me thikë shqiptarin në sy të klientëve

schedule23:13 - 30 Prill, 2022

schedule 23:13 - 30 Prill, 2022

Zënka mes dy shpërndarësish në një piceri në Greqi është përshkallëzuar në mënyrë të rrezikshme. Siç raportojnë mediat në vend, sherri ndodhi mes një greku 43 vjeç dhe një shqiptari 33-vjeçar.

Të dy u zunë se kush do të bënte shpërndarjen e porosisë në një restorant në Vula dhe rezultati: 43-vjeçari grek goditi me thikë shqiptarin. Gjithçka ndodhi para syve të klientëve të habitur të restorantit dhe të qytetarëve që po kalonin në atë moment.

Edhe pse videoja e sherrit është bërë publike të shtunën mbrëma, ngjarja duket se ka ndodhur në orën 14:00, më 6 shkurt të këtij viti.

Siç shihet nga pamjet, në fillim ka ndodhur një debat verbal mes shqiptarit dhe grekut dhe më pas situata precipitoi në përplasje fizike që vijoi edhe jashtë picerisë. Atje, shtetasi grek mori thikën dhe e goditi shqiptarin, i cili mbeti i plagosur dhe u dorëzua në spital ku mori ndihmën e parë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!