VIDEO/ U dëmtua duke festuar golin e shpejtë, shoku i Muçit 6 muaj jashtë

schedule18:58 - 23 Korrik, 2021

schedule 18:58 - 23 Korrik, 2021

Legia e Varshavës fitoi 2-1 takimin e parë të raundit të dytë në Champions League. Kampionët e Polonisë triumfuan 2-1 në shtëpi kundër estonezëve të Flora Tallinn.

Ernest Muçi nuk u aktivizua nga trajneri i Legias dhe e ndoqi sfidën nga pankina. Golin e parë të takimit e realizuan vendasit në minutën e tretë.

Bartosz Kapustka gjeti rrugën e rrjetës, por i kushtoi festimi pas golit. Mesfushori është dëmtuar rëndë në gju dhe do duhet të qëndrojë 6 muaj jashtë fushave. /abcnews.al