VIDEO/ Tuci mban lart Lokomotivën, shënon sërish në Kroaci

schedule20:18 - 30 Qershor, 2020

schedule 20:18 - 30 Qershor, 2020

Lokomotiva e Zagrebit vijon me rezultatet pozitive dhe meritë kanë edhe futbollistët shqiptarë. Sot në stol ishte vetëm mbrojtësi Jon Mersinaj, kurse katër lojtarët e tjerë e nisën nga fillimi ndeshjen kundër Varazdin, që është zhbllokuar nga Indrit Tuci.

Sulmuesi mirditor, në minutat shtesë të pjesës së parë, nuk mund të mos e dërgonte topin në rrjetë pas një pasimi të Tolic. Tuci bëri detyrën dhe tashmë Lokomotiva Zagreb po shkon drejt fitores, që i jep tre pikë shumë të vlefshme. /abcnews.al