VIDEO/ Transportonin lëndë narkotike, arrestohet shoferja dhe dy persona të tjerë

schedule20:15 - 4 Korrik, 2020

schedule 20:15 - 4 Korrik, 2020

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Pogradecit.

Sipas njoftimit të policisë, 3 shtetasit kanë qenë duke transportuar lëndën narkotike me makinë dhe njëri prej tyre për të shmangur kapjen nga policia tentoi të largohej duke u hedhur në liqen.

Një prej tyre për të shmangur kapjen nga Policia tentoi të largohej duke u hedhur në liqen.

Strukturat e Hetimit të Krimit, Policia Kufitare, Komisariati Pogradec, Policia Rrugore dhe Forcat e Posaçme Operacionale të DVP Korçë kanë bashkëpunuar për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve.

Në njoftimin për e policisë bëhet e ditur se janë sekuestruar 14 kg e 300 gr, lëndë e dyshuar narkotike kanabis, ndërsa të arrestuarit janë A. P., 42 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”); E. Ç., 22 vjeç, banues në Librazhd dhe E. H., 23 vjeçe, banuese në Durrës.

Informacioni:

Në vijim të punës për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në drejtimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të strukturave të lartpërmëndura është finalizuar operacioni policor i koduar “Lini”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. P., 42 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).

E. Ç., 22 vjeç, banues në Librazhd.

E. H., 23 vjeçe, lindur në Librazhd e banuese në Durrës.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se disa persona po lëviznin në aksin rrugor Lin-Pogradec, me një mjet tip “Ford”, ku dyshohej se mund të transportonin lëndë narkotike menjëherë u organizua puna dhe në hyrje të Pogradecit u bë konstatimi i këtij mjeti me drejtuese 23-vjeçaren dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë.

Në momentin që Policia iu ka dhënë shenjë të ndalonin, shtetasi A. P., ka tentuar të largohej nga mjeti duke u hedhur në liqen por u kap nga shërbimet dhe u ndalua.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin këta shtetas po udhëtonin, në bagazh, iu gjet një sasi prej 14 kg e 300 gr kanabis si edhe në banesën e shtetasit E. Ç., u gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit