VIDEO/ Trafik i rënduar në disa akse rrugore, dyndje dhe fluks makinash për disa orë

schedule21:06 - 12 Korrik, 2020

schedule 21:06 - 12 Korrik, 2020

Tashmë është bërë zakon që, gjatë fundjavave në muajt e verës, qytetarët ti drejtohen bregdeteve shqiptare duke shkaktuar radhë të gjata, dhe trafik të rënduar, teksa rikthehen në banesat e vendqëndrimet e tyre.

Këtë vit pjesa më e madhe e pushuesve janë ditorë, dhe shumë pak janë ata që po kalojnë pushime të gjata, për shkak të epidemisë së COVID-19.

Këtë të dielë, trafik të rënduar ka patur në aksin rrugor Rradhimë – Orikum, shkak për të cilin ka qenë dyndja e pushuesve që kthehen nga plazhet e jugut.

Pavarësisht pranisë së policisë rrugore, kjo nuk ka bërë që të evitohet trafiku i rënduar.

Në rrugën Shëngjin, trafiku i rënduar, ka krijuar radhë makinash rreth 5 km të gjatë.

LEXO edhe: VIDEO/ Rëndohet trafiku në rrugën e Shëngjinit, radha e makinave rreth 5 km e gjatë

Ndërsa në rrugën nga Peqini në Elbasan, rruga është bllokuar si pasojë e fluksit të madh të automjeteve.

Trafiku i rënduar në këto akse rrugore ka nisur që prej orëve të pasdites së sotme dhe ka vijuar disa orë. /abcnews.al