VIDEO/ Titulli të harrohet, Milanit i bën presion Roma! Gjimshiti asist magjik

schedule22:44 - 3 Mars, 2021

schedule 22:44 - 3 Mars, 2021

Milani nuk duhet të mendojë më për titullin kampion, pas barazimit 1-1 në shtëpi kundër Udinese. Kuqezinjtë e pësuan të parët, me një gol të Becao në pjesën e dytë pas një goditjeje këndi. Reagimi i skuadrës së Piolit erdhi shumë vonë dhe Kessie shmangu humbjen duke shënuar me penallti.

Roma, rival për një vend në Champions League, fitoi në minutat e fundit kundër Fiorentinës me shifrat 1-2. Spinazzola kishte shënuar i pari për verdhekuqtë, kurse Veretout realizoi autogol. Gjithsesi Diaëara në fund i dha fitoren Romës dhe e ccoi diferencën mes tyre në gjashtë pikë.

Atalanta nuk u kursye kundër Crotone, dike triumfuar me rezultatin 5-1. Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili dhuroi një asist fantastik në fillim të pjesës së dytë, kur Palomino i dha epërsinë për herë të dytë skuadrës nga Bergamo.

Sonte u luajt edhe derbi i Genoa, që u mbyll në barazim 1-1. Cagliari mori tre pikë me shumë vlera kundër Bologna, falë një goli të Ruganit. Fitore e lehtë për Hellas Verona, që në transfertë likuido skuadrën e Benevento me rezultatin 0-3. /abcnews.al

SERIE A – JAVA 25
Milan-Udinese 1-1
Shënues: Kessie 97’/
Becao 68’
Atalanta-Crotone 5-1
Shënues:
Gosens 12’, Palomino 48’, Muriel 50’, Ilicic 58’, Miranchuk 85’ / Simy 23’
Benevento-Verona 0-3
Shënues:
Faraoni 25’, Foulon (aut.) 34’, Lasagna 50’
Cagliari-Bologna 1-0
Shënues:
Rugani 19’
Fiorentina-Roma 1-2
Shënues:
Veretout (aut.) 60’ / Spinazzola 49’, Diaëara 90’
Genoa-Sampdoria 1-1
Shënues:
Zappacosta 52’ / Tonelli 77’